• |
ide | kryesore

A ka një urrejtje mes Angelina dhe të dashurës së re të Brad Pitt

-Instant, Paparazzi, Slider



Lidhja e Brad Pitt me Nicole Poturalski-n u bë publike vetëm pak kohë më parë, kur foto dhe informacione rreth çiftit filluan të qarkullonin online. Edhe pse ata nuk e kanë konfirmuar hapur se janë në një marrëdhënie, faktet janë të pakundërshtueshme.

Ndërkohë që gjithë vëmendja është te çifti, nuk mungojnë as aludimet se Brad dhe Nicole e urrejnë Angelina Jolie-n. Madje, fansa të Angelina-s dhe kritikë të romancës së sapolindur mes aktorit dhe modeles komentojnë vazhdimisht në Instagramin e kësaj të fundit, derisa asaj iu desh të përgjigjej hapur.

Dje, Nicole postoi një foto në dukje të pafajshme duke treguar veshjen e saj. Ndërsa përkrah fotos shkroi, “Njerëzit e lumtur nuk urrejnë”. Siç pritej, fotoja u shoqërua me komente të ndryshme, duke filluar nga adhuruesit e veshjes së saj, e deri tek ata që nisur nga mbishkrimi, përfituan për të përmendur Angelina-n.

Një komentues shkroi, “Nëse po, atëherë pse ti dhe Brad e urreni Angelina-n? Praktiko atë që predikon, vajzë.”

Nuk dihet pse shumë komentues janë të këtij mendimi, por mbase ka të bëjë me faktin që Brad e çoi Nicole në vendin ku u martua me Angelina-n, pikërisht në përvjetorin e martesës së tyre. Epo, kjo nuk mund të jetë diçka krejt e paqëllimshme! Nicole mund ta kishte injoruar këtë koment, por nuk e bëri!

“Nuk urrej askënd”, -iu përgjigj ajo ndjekësit.

Sa e vërtetë është, mbetet për t’u parë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *