• |
ide | kryesore

Basha: PD reflektoi 7 vjet në opozitë, pse tani duhet ta besojnë shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se shqiptarët duhet të besojnë te opozita edhe pse në radhët e saj janë politikanë karriere. Në studion e emisionit “Opinion” ai tha se opozita është e vendosur për të rikthyer taksën e sheshtë 9% për të gjitha të ardhurat ndërsa për biznesin e vogël nën 14 milionë lekë të reja xhiro në vit do të ketë vetëm një taksë 0.05% dhe asnjë taksë tjetër vendore apo qendrore.

Por pse duhet t’i besojnë shqiptarët Bashës, Kryemadhit dhe aleatëve të tjerë të cilët janë provuar në pushtet dhe janë larguar me votë?

“PD ka reflektuar për atë që ka bërë, për atë që nuk ka bërë dhe që ka bërë gabim. Unë kam qenë në këtë studio kur kam kërkuar edhe falje për gjërat që kemi bërë gabim” – tha Basha.

“Dy janë qëllimet kryesore të programit tonë politik: të krijojmë një shtesë të mesme të shqiptarëve dhe institucionet tu takojnë qytetarëve. Shtresë e mesme janë ata që kanë 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj.

Me këtë pavarësi financiare që kanë të vetëpunësuarit përbëjnë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit. Ne kemi një shtresë të mesme pothuajse hije. Mbi 25 mijë persona kanë deklaruar paga mbi 1 milion të vjetra. 10 apo 15 veta janë deklaruar milionerë dhe multimiliarderë.

Oligarkë në qeverisjen e PD? Ka pasur problematika, por sot është kthyer në sistem” – tha Basha. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Duhet ta besojm te biresuarin e Berishes.
    Ai ka ndryshuar keto 7 vite. Ai nuk eshte si I jati. Ai eshte me koqe gomari. Aman o Bash me mire mos dil neper tv. Se sa her del te bien piket. Je I pa besueshem.. Kaq.

    1. Kureshtar jam – pse nuk ju ka vene emra Kristaqi?
      Bastard bastard, po prape e meritoni ndonje emer!

  2. Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të armatosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *