• |
ide | kryesore

Covid i mbyll dyert Allianz Arena: në Gjermani luhet me tifozë, por jo Bayern

-Instant, Sport



Bayern Mynih -Schalke 04, ndeshja inauguruese e Bundesliga 2020/21, do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pavarësisht hapjes së rrugës nga qeveria gjermane për të mbushur impiantet deri në 20% të kapaciteteve, duke parë rastet e Covid-19 në rritje në qytet, autoritetet e Mynihut kanë vendosur se Allianz Arena do të mbetet me dyer të mbyllura. “Nuk mund të lejojmë që mijëra tifozë të futen njëkohësisht në një stadium” ka komentuar kryetari i bashkisë Dieter Reiter.

“Duhet vetëm ta pranojmë e të respektojmë rregullat”, ka komentuar tekniku i Bayern Hansi Flick. “Duhet të adaptohemi ndaj situatave që nuk mund ti ndryshojmë. Cështja do të na persekutojë për shumë kohë. Do ta përballojmë edhe këtë situatë të re në mënyrë profesionale”.

Do të ketë tifozë ndërkohë në Signal Iduna Park për ndeshjen e parë sezonale të Dortmund kundër Moenchengladbach, por në një numër edhe më inferior se 16mijë tifozët e lejuar nga përqindja e autorizuar nga Qeveria. Klubi verdhezi ka njoftuar hyrjen e 10 mijë abonentëve, më pak se numri i ligjshëm për shkak të problemeve logjistike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *