• |
ide | kryesore

Dy prej të arrestuarve në Athinë nga operacioni “Los Blancos” janë shqiptarë

Lajme, Të fundit



Dy personat e arrestuar në Athinë në kuadër të operacionit “Los Blancos” sipas policisë greke janë shqiptarë.

Nuk bëhen me dije emrat e shtetasve shqiptarë të prandosur në kryeqytetin Helen, por mësohet se njëri prej tyre ka urdhër arresti nga Italia.

Policia ka sekuestruar në banesat e tyre një armë gjahu, 3 500 euro, 2 peshore elektronike, 1 dedektor, 1 palë dylbi, doza me droge dhe dy celulare.

Operacioni policor është shtrirë në10 vende dhe është koordinuar nga Europol dhe Eurojust, në përpjekjen për të shpërbërë një organizatë kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit “Los Blancos”:

Lek  Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj,  38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *