• |
ide | kryesore

Elbasan/ Vritet me armë zjarri Bujar Çela

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ekzekutuar një 50-vjeçar në Bradashesh.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u qëllua për vdekje në një lokal pranë hyrjes në rrugën e Peqinit. ©Lapsi.al 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rreth orës 05:45 , në fshatin Bradashesh, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri para një lokali shtetasi B.Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes , identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të qytetit të Elbasanit, pika kontrolli në akset rrugore nacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, Fier e Tiranë . Në ndihmë të shërbimeve të DVP Elbasan kanë ardhur dhe FNSH dhe RENEA dhe vijon krehja e zonës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *