• |
ide | kryesore

Emily Ratajkowski akuzon fotografin e njohur për sulm seksual

Paparazzi, Slider



Modelja Emily Ratajkowski ka akuzuar fotografin Jonathan Leder për sulmin seksual ndaj saj gjatë një fotosesioni në shtëpinë e tij në vitin 2012.

Në një ese të botuar për revistën “New York” të martën me titull “Riblerja e Vetëvetes: Kur arrin një modele të zotërojë imazhin e saj?”, Emily ka treguar përmes eses ngjarjen. Ajo kujton se agjenti i saj i atëhershëm kishte shkuar në banesën e Leder në Woodstock për një fotosesion të papaguar për një revistë të quajtur “Darius”. Ata kishin rënë dakort që modelja të qëndronte gjithë natën në shtëpinë e tij për të realizuar setin fotografik.Teksa po bënte grimin para se të dilte para kamerës, fotografi i kërkoi që të pozonte me të brendshme gjë për të cilën ajo nuk ishte informuar dhe nuk kishte rënë dakort. Më pas ai i kishte ofruar disa gota verë që ajo nuk i refuzoi.Pasi e pa që modelja po dehej Jonathan i kërkoi që të pozonte nudo për një set tjetër. “U ndjeva shumë në siklet, më dukej sikur dola nga trupi im dhe po shihja veten e zhveshur teksa lëvizja në krevat për të marrë poza” -tha ajo.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *