• |
ide | kryesore

Erdogan: Francën po e drejton një president i paaftë

Arkiva



Franca po drejtohet nga një president i paaftë, u shpreh ditën e enjte presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre, Erdogan dhe Macron kanë shkëmbyer fyerje ndaj njëri-tjetrit prej disa muajsh.

Këto mosmarrëveshje e lidhen me disa çështje, duke nisur me Libinë dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.

Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”, shkruan Rel.

Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz. Ndaj këtij rajoni kanë pretendime Qiproja dhe Greqia, raporton AFP.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *