• |
ide | kryesore

Fier/ Makina humbet kontrollin, dy të rinj mbeten të plagosur

Lajme, Të fundit



Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që është regjistruar sot në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër.

Shtetasi me inicialet A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Të dëmtuar për pasojë kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier duke marrë kujdesin e mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *