• |
ide | kryesore

Flet Basha/ A mund të ketë një qeveri PD-PS pas zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje pyetjes nëse mund të ketë një qeveri të madhe PD-PS nëse pas zgjedhjeve asnjëra prej tyre nuk ka numrat për të bërë mazhorancën.


“Nuk do të shkoj të bëj qeveri me Edi Ramën sepse ministrat e Edi Ramës duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata duhet të shkojnë në opozitë dhe të distancohen nga krimi dhe korrupsioni. Është e paimagjinueshme që PD të bëhet fasadë e kësaj.


Oferta nga Rama? E kam thënë në konferencë për shtyp. Ato oferta tregojnë vetëm një gjë, panikun e humbjes që i ka kapur dhe që për pushtet janë të gatshëm të bëjnë gjithçka. Mandati i tretë për ta është për çfarë? Për të vjedhur?” – tha Basha. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të armatosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.

    1. E para e punës, shkrimi nuk është për Berishëm me të cilin ti meresh duke përsëritur gënjeshtrat e vjetra. Në krye të PD e të opozitës së bashkuar është që prej gati 8 vitesh Lulzim Basha.
      Është njëlloj sikur unë të marë e të shkruaj këtu për bëmat e Enver Hoxhës meqë Edi Rama është kryetar i ish Partisë së Punës.
      Ngaqë propoganda e ripjelljes së krimit nuk gjen dot asnjë argument për të mbuluar marrëzitë e Ramës, e për Bashën “krimi” më i madh i tij është shkurtimi i emrit me “Luli”, kujton se mund ti shmangësh e mbulosh ato, duke folur për shiun kur po digjesh në diell nga dielli i gushtit.
      Krahaso intervistën e Bashës në Opinionin e Fevziut, paraqitjen e tij serioze e të qetë të programit ekonomik, argumentet e faktet konkrete, me gjuhën e kafenesë me peshq, karkaleca, midhje, tiganë e lopata të karagjozit dymetrosh.
      Vetëm kur një njeri nuk është në gjendje që të mbrojë krimin e vulgaritetin e komunikimit, kujton se mund të shmangë të vërtetat duke u marë me një objekt tjetër .
      Ajo që duhet komentuar për paraqitjen e liderit të opozitës, është pranimi publikisht prej tij i gabimeve që ka bërë dhe kërkesa e tij që në Shqipëri, një kryeministër nuk duhet të ketë më shumë se dy mandate në këtë detyrë.
      Sa i takon shkrimit të Lapsit lidhur me intervistën e Bashës në Opinion, ajo që duhej të komentohej , është paraqitja e mendësisë tepër primitive provinciale të Baton Haxhisë, që kujton se mund ta shpëtojë Edi Ramën, duke rekomanduar një koalicion midis PS e PD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu