• |
ide | kryesore

Greqi/ Policia zhvendos refugjatët në kampin e ri të Lesbos pas zjarrit në Moria

Lajme, Planet



Policia në ishullin grek të Lesbos ka filluar një operacion për të zhvendosur mijëra emigrantët, kampi i të cilëve u shkatërrua nga zjarri. Këtë të enjte, oficerët u kanë komunikuar refugjatëve se çadrat e tyre se do t’i çojnë në një qendër të përkohshme. Kampi i ri, Kara Tepe ndodhet pranë qytetit kryesor të ishullit, afër mbetjeve të Morisë.

Shumë prej emigrantëve kanë refuzuar të shkojnë, duke pasur frikë se kushtet e jetesës do të ishin më të këqija se në atë të mëparshëm. Ata kanë thënë se ndihen jashtëzakonisht të pasigurtë e të shqetësuar se do të liheshin në pritje për muaj me radhë dhe se kërkesat e tyre për azil dhe tranferim më pas në Greqi apo në një vend tjetër europian do të vonohen për një kohë shumë të gjatë. Një pjesë e tyre, ndonëse shumë të dyzuar, pranuan të lëviznin nga rrënojat e kampit të shkrumbuar.

Më shumë se 12,000 njerëz, duke përfshirë këtu familje me të moshuar dhe të porsalindur, mbetën të pastrehë kur zjarri shpërtheu në kampin e mbipopulluar dhe josanitar të Morisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *