• |
ide | kryesore

Humbasin jetën 4 qytetarë nga Covid-19, 132 raste të reja në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 132 raste të reja të infektimeve me Covid-19, nga 817 testime të kryera. Rastet e konfirmuara janë kryesisht nga kryeqyteti por virusi është i përhapur në gjithë territorin. Situata në spitale vijon të mbetet e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Betejën me virusin e kanë humbur 4 qytetarë ndërsa 55 janë shëruar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *