• |
ide | kryesore

Izraeli vendi i parë në botë që rivendos kufizimin e lëvizjes

Lajme, Planet



4537 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Izrael gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i tamponëve është rritur me 51378, ndërsa përqindja e të infektuarve është 8.8%. Rastet aktive janë 44.984 ku 549 ndodhen në gjendje të rëndë dhe rreth 140 të intubuar.

Në total deri më tani viktimat kanë arritur në 1165. Qeveria ka aprovuar rinisjen e kufizimit që do të nisë prej ditës së nesërme në orën 14:00 dhe do të zgjasë të paktën 3 javë.

Prej këtij kufizimi ka disa përjashtime, që lidhen mbi të gjitha me pjesëmarrjet në ceremonitë fetare.

Flitet edhe për bllokimin e shkollave, por ende nuk ka një qëndrim të prerë për këtë. Izraeli është vendi i parë në botë që rikthen kufizimin e lëvizjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *