• |
ide | kryesore

Jep fryte operacioni ndërkombëtar antidrogë “LOS BLANCOS”, sekuestrohet 4 tonë kokainë

Lajme, Të fundit



Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”  i shtrirë në disa shtete, si Itali,  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta ka dhënë rezultatet e para. Sipas një informacioni  të dhënë nga Policia e Shtetit në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 persona të shpallur në kërkim.

Konkretisht, në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, për të cilin Gjykata e Firences ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën. Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.



4 Comments

  1. Paskan qene tifoze te Realit!!!
    Dhe 1 pytje – Dihet gje sa ton kokaine kaluan, ne te njejten kohe, ne SHBA?

  2. Gjithmone kapen nga jashte. Po policia jone ketej do kape ndonje apo eshte vetem per t’i ndihmuar? Te pakten per sy e faqe ta bente. Jo per gje po nuk ecim dot ne rruget e lagjes nga era e hashashit. Kane filluar te na kapin ne rruge e te na pyesim a duam mall te mire. Cova makinen ne lavazh po mbase nuk dukej shume pis u keqkuptuan ata cunat e shkrete e me pyeten cfare malli doja. Le rinia qe eshte dhoge nga mengjesi ne darke

  3. Kur kapen ketu te ne, thuhet qe e ben qeveria. Kur kapet ne perendim, e bejne strukturat e posacme. E kuptoni se ku eshte katandisur lajmi dhe informacioni ketu. Gjithshka duhet politizuar patjeter dhe sa me shume negativizma a thua ky vend nuk prodhon nje lajm te mire por vetem gjithshka negative.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *