• |
ide | kryesore

Kanye West urinon mbi cmimin ‘Grammy’, Twitter i bllokon llogarinë

Paparazzi, Slider



Reperi Kanye West është  kundër industrisë së muzikës pasi  e konsideron  si “anije moderne e skllevërve”.

Kanye ka ngritur si problem faktin se artistët i fitojnë miliardat jashtë muzikës, por jo brenda saj. Në kontratat e nënshkruara, pjesën më të madhe të fitimeve i marrin producentët dhe studiot e prodhimit, ndërsa këngëtarët kanë si përgjegjësi performancat dhe turet e ndryshme. Kjo, i shtyn këta të fundit të lidhen me sponsora dhe kompani të ndryshme, për të qenë imazh, në mënyrë që të sigurojnë të ardhurat për të përballuar jetesën.Për këtë arsye së fundmi Kanye ka postuar në rrjetin e tij social Twitter ,një video teksa vendos në tualet një nga çmimet e tij Grammy dhe urinon mbi të. Ai ka shkruar poshtë videos:Më besoni…Unë nuk do të ndalem.”Pas publikimit, Twitter-i e bllokoi profilin e Kanyes për 12 orë.

Kanye West urinoi mbi çmimin e tij Grammy [?]

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *