• |
ide | kryesore

Konflikt me armë zjarri në Kamëz, pronari i një lokali plagos klientin

Lajme, Të fundit
Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Kamëz, pasi pronari i një lokali goditi klientin e tij, duke e lënë të plagosur. Përshkallëzimi i mëtejshëm i ngjarjes u ndal nga policia e Kamzës dhe forcat Shqiponja. Autorit i është sekuestruar arma e zjarrit me të cilën kreu plagosjen.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, pas njoftimit të marrë rreth orës 02:20, se në Kodër Kamzë, në një lokal, kishte një konflikt verbal e fizik mes pronarit të lokalit dhe një klienti, kanë shkuar menjëherë në drejtim të adresës së dhënë.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin që shtetasi F. K. po qëllonte përsëri në drejtim të shtetasit të plagosur, ndërhyrja në kohë e me profesionalizëm e punonjësve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e vrasjes, duke i hequr armën nga dora shtetasit F. K. dhe duke e prangosur atë”, shkruhet në njoftimin e policisë.


Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu