• |
ide | kryesore

Kosovë/ Dalin në dritë dosje të reja të krimeve të luftës nga veteranët e UÇK-së

Lajme



Dosje të reja që lidhen me krimet e luftës janë dërguar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një konferencë për media kryetari i organizatës pranë UÇK-së, Hysni Gucati ka bërë të ditur se dosjet janë në gjuhën serbe dhe angleze, dhe paraqesin dëshmi të bashkëpunimit të prokurorëve me Serbinë. Ndërkaq, nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se ka pasur mbi 130 komunikime me drejtorin e policisë serbe, dhe me zyrtarë të tjerë pjesë e sistemit shtetëror të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.

Hetuesit nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës me seli në Hagë raportohet të kenë marrë 4 mijë dosje krime lufte, të cilat janë dorëzuar kohë më parë në mënyrë anonime pranë selisë së UÇK-së. Dosjet dyshohet se përfshinin emra dëshmitarësh të mbrojtur në çështjet e trajtuara në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Burime nga UÇK thonë se dosjet vërtetojnë që Dhomat e Specializuara janë të njëanshme kundër shqiptarëve të Kosovës dhe janë krijuar për të përmbushur vullnetin e Serbisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *