• |
ide | kryesore

Kultivonte kanabis përreth banesës së tij, arrestohet një person në Krujë

Lajme, Të fundit



Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë konstatuar bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara përreth një banese në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin:

S., 37 vjeç, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *