• |
ide | kryesore

Liçensimet fundosin Elbasanin e Erzenin: Kategoria e Parë ndryshon format, ja si revolucionarizohet

-Instant, Sport



Katergoria e Parë është një kantier i vërtetë pune aktualisht, me skemën që po shkon drejt një riformatimi, që ishte parashikuar edhe më herët, por që po përshpejtohet. Sipas asaj që filtron nga FSHF, janë disa klube jashtë kritereve e që rrezikojnë të mos licensohen: Elbasani, Erzeni, Veleciku e Vora. Kjo gjë rrezikon të cojë skemën nga dy grupe në një një të vetëm me 16 skuadra, me system vajtje ardhje. Emrat e klubeve që nuk janë të licensuara nuk janë bërë publik, sepse nga përfundimi i procesit të hënën, janë 5 ditët e mundësisë për to që të ankimojnë.

Kështu, gjithcka është pezull deri të shtunën, për të mësuar se si do të procedohet, por nëse nuk ka ankimim atëherë formati kthehet nga 18 skuadra me dy grupe me 16 në një grup të vetëm me system klasik vajtje-ardhje. Në këtë pikë, në përfundim të sezonit që pritet të fillojë dy të parat e renditura shkojnë direct në Superiore, ndërsa vendi i tretë, i katërt, i pestë e i gjashtë luajnë në playoff për të nxjerrë skuadrën që do të luajë me të tretën nga fundi të renditur në Superiore. Ndërkohë, sipas informacioneve, për të shkuar drejt zvogëlimit të mëtejshëm të numrit të skuadrave që marrin pjesë në Kategorinë e Parë, pritet të zbresin katër skuadrat e renditura të fundit në sezonin 2020-21, ndërsa ato që ngjiten janë vetëm dy.

Kjo skemë ishte menduar më herët për tu aplikuar, por duke parë vështirësitë për të marrë licensimin nga të gjitha klubet, edhe për shkak të krizës që shkaktoi pandemia e Koronavirus, gjërat mund të përshpejtohen. Menjëherë sapo të përcaktohet formati dhe numri i skuadrave, do të hidhet edhe shorti për kalendarin e kampionatit të ri të Kategorisë së Parë, që sipas të gjitha gjasave do të jetë me 16 skuadra, me një grup të vetëm…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *