• |
ide | kryesore

Një ditë para Këshillit Politik, opozita i dërgon letër Gjiknurit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita e bashkuar ka konfirmuar praninë ditën e nesërme në Këshillin Politik në orën 12.00.

Opozita i ka kujtuar përfaqësuesit të PS-së në Këshillin Politik, z. Gjiknuri, se në mbledhjen e fundit nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte dhe se u refuzua kërkesa e opozitës për mbledhje ditën e mërkurë.

Gjithsesi Opozita e Bashkuar ka konfirmuar praninë në mbledhjen e nesërme dhe i kujton Gjiknurit që të mos përsërisë më gabime të tilla.

MESAZHI
Z.Gjiknuri.
Ne mbledhjen e fundit te Keshillit Politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.
Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.
Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin, por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.
Oerd Bylykbashi
Petrit Vasili



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *