• |
ide | kryesore

Nuk ishte çaji që e helmoi, zbulohet e vërteta për Navalnyn

Lajme, Planet



Që nga momenti i shtrimit, është menduar se kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny u helmua pasi piu një filxhan çaji në aeroport. Ekipi ndihmës i tij pretendon se ka hedhur dritë mbi të vërtëtën dhe se në fakt ai është sëmurë, pasi piu një shishe uji në dhomën e hotelit, ku po qëndronte në Siberi. Ndihmësit e tij thonë se me të mësuar lajmin i kishin kërkuar një avokati të shkonte në dhomën e hotelit në Tomsk e të merrte gjithë çfarë gjente aty. Nga dhoma e Nalvaly-n u morën disa shishe uji  të cilat u analizuan. Dy javë më pas, laboratori gjerman nxorri të dhënat për gjetjen e gjurmëve të Novichok-ut, pikërisht substanca toksike me të cilën u helmua Navalny.

“Tani e kemi kuptuar: Helmimi është bërë para se ai të largohej nga hoteli”, thuhet në një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Përpara dy ditësh, 44-vjecari që mendohej se ishte shënjestruar në aeroport, arriti të marrë frymë vetë dhe postoi një foto nga spitali. Navalny, figura kryesore opozitare në Rusi dhe një kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, vazhdon të trajtohet në një spital gjerman në Berlin. Ekipi i tij dyshon se ai është helmuar me urdhrat e Putinit, ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *