• |
ide | kryesore

OBSH: Një në shtatë persona të prekur nga pandemia i takon personelit mjekësor

Lajme, Planet



Një në shtatë raste të prekurish nga Covid-19 është një punonjës shëndetësie. Lajmi është raportuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila theksoi se në disa vende kjo shifër arrin në një në tre individë. Teksa publikonte të dhënat, përfaqësuesi i OBSH-së ka bërë thirrje që të gjithë punonjësit të kenë pajisjet mbrojtëse për të parandaluar infektimin e tyre.

Këtë të enjte numri i të prekurve nga virusi kaloi shifrën e 30 milionë personave.  Më shumë se 29.9 milionë njerëz në të gjithë botën janë diagnostikuar me koronavirus dhe 941,541 kanë vdekur, sipas universitetit “Johns Hopkins”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump vazhdon të pretendojë se do të ketë një vaksinë gati brenda disa javësh



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *