• |
ide | kryesore

OBSH: Virusi në Europë, tani më i përhapur se në mars

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se përhapja e koronavirusit në Evropë është më keq sesa në mars, thuajse në fillimin e pandemisë. Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH për Evrope, tha se përhapja aktuale e virusit duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi”.

“Në pranverë e në fillim të verës ne kishim mundësi të shihnim pasojat e masave të ashpra të izolimit. Dhe në fakt përpjekjet dhe sakrificat tona dhanë rezultat. Në qershor rastet ishin në më të ultën e tyre. Ndërsa shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi për të gjithë ne” – tha ai.

Europa ka raportuar 300 mijë raste të reja infeksioni në një javë, që është shifra më e lartë 7-ditore prej nisjes së pandemisë. Në total, Evrope ka raportuar rreth 4.9 milionë raste koronavirusi dhe 226,524 vdekje.

“Një situatë shumë serioze po shpaloset para nesh. Rastet e përjavshme kanë kaluar ato që raportoheshin në kulmin e epidemisë në mars”– tha Kluge.

Ai theksoi se rritja e infektimeve mund të reflektojë dhe rritjen e numrit të testimeve por qeveritë nuk duhet të reduktojnë kohëzgjatjen e karantinës për njerëzit që kanë qenë në kontakt me të infektuarit.

“Me gjithë se shifrat tregojnë për më shumë testime, ato tregojnë gjithashtu për shifra alarmuese në rajon. Periudha 14-ditore e karantinës është një vlerësim mjaft i përmbajtur për kohën e infektimit”, – tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *