• |
ide | kryesore

Operacioni ‘Los Blancos’, dy të arrestuar në Greqi

Lajme, Të fundit



Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të trafikut të drogës “Los Blancos” janë arrestuar dy persona në Greqi.

Policia greke thotë se të arrestuarit janë të huaj, por nuk përcaktohet nënshtetësia e tyre.  Një prej tyre ishte në kërkim nga Italia, pasi kishte urdhër arresti prej Prokurorisë italiane.

3500 euro armë, dylbi dhe celularë janë gjetur në banesat e tyre. Nga operacion ”Los Blancos” i shtrirë në 10 shtete të botës, u arrestuan 30 persona, 5 prej tyre në Shqipëri, por që do të ekstradohen në Itali, dhe shqiptarë në Spanjë, Rumani, Norvegji, Holandë si dhe Eldi Dizdari në Dubai, por që do të ekstradohet në Itali.

4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro i janë sekuestruar kartelit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës, koka e të cilit është pikërisht Dritan Rexhepi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *