• |
ide | kryesore

Politikani serb ndalon Bosnje-Hercegovinën të njohë Kosovën si shtet të pavarur

Lajme, Të fundit



Politikani serb Milorad Dodik ka votuar kundër njohjes së Kosovës si e pavarur, në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës boshnjake. Dy anëtarët e tjerë të këtij institucioni, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, votuan pro. Ky vendim nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit, në seancën e ardhshme.

“Kosova është tashmë një realitet. Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë”, u shpreh anëtari kroat i presidencës boshnjake Komshiç.

Përpos kësaj, anëtarët e presidencës kanë diskutuar edhe për minishengenin Ballkanik. Dodik kërkoi që Bosnja t’i bashkohet nismës rajonale, por dy anëtarët e tjerë refuzuan. Në mbledhje nuk u miratua as kërkesa tjetër e politikanit serb për të transferuar ambasadën e Bosnjes në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.



1 Comment

  1. shikoni se shume shpejt skena te tilla do te ndodhin dhe ne Malin e zi.
    Dritan Abazoviqi nuk eshte fare garanci as per ne dhe as per malazezet vete.
    Me nje manover shume te thjeshte brenda partise se tij , qarqet agjenturore serbe mund ta menjanojne Abazoviqin dhe vendin e tij e ze nje ‘ zevendes ‘ i tij ne partine qe ai udheheq. Abazoviqi pastaj do beje gam gam kot se nuk do te kete asgje ne dore.
    Shume ‘ analista’ neper portale e ngriten ne qiell kete Dritanin si nje person qe diti te marri votat serbe per tu zgjedhur.. Une mendoj se serbet e shfrytezuan ate per te marre vota malazeze per koalicionin e tyre , ku serbet jane shumice.
    Loje shahu , ku shqiptaret dalin te humbur ( si gjithmone) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *