• |
ide | kryesore

Premtimet e Bashës: Jo 2 herë kryeministër, koncesionet nën filtrin e anti-mafias

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zbuloi një pjesë të programit të forcës së tij nëse ajo vjen në pushtet. I pari është ekonomia me rikthimin e taksës së sheshtë 9%.

“Synimi ynë është që ne t’i pasurojmë shqiptarët, të krijomë shtresë të mesme do të thotë nqs se sot janë 20 mijë, të bëhen 50 mijë, të bëhen 100 mijë, të bëhen 200 mijë, të bëhen 600 mijë shqiptarë. Falë politikave tona që nesër, pas 2 vjetësh, pas 4 vjetësh të kenë 1 milion lekë të ardhura në muaj. Kjo nuk mund të ndodhë kur e gjithë ekonomia edhe pushteti që kontrollon ekonominë punon, në funksion për 10 veta edhe skllavëron këtë shtresë të mesme që kemi edhe gjithë pjesën tjetër të popullsisë” – tha Basha në Opinion.

Një tjetër premtim ishte që të gjitha kontratat, pa përjashtim t’i nënshtrohen testit anti-mafia.

“Të gjitha kontratat e koncesionit duke përfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme. Në qoftë se do të përmend sot kontratat që do të prishen, ata do t’i marrin dhe do t’u thonë: “shiko ky qëkur ishte kryetar opozite na ishte vënë pas”.

Gjëja e parë që do dëgjosh nga unë është që të gjitha kontratat, pa përjashtim, nga e para tek e fundit do t’i nënshtrohen testit antimafia. Të gjitha kontratat e koncesionit duke përfshirë kontratat e koncesionit të lidhura gjate qeverisjes sonë të mëparshme. Kontratat korruptive janë nul dhe nga fillimi me efekt prapaveprues dhe ne do bëjmë gjithçka” – tha Basha.

Basha premtoi një ligj të ri për pronat duke garantuar pronarët për një zgjidhje finale.

“Ne do të hartojmë një ligj të drejtë për pronarët. Do t’i drejtohem çdo pronari, çdo trashëgimtari të pronarëve të ligjshëm, që ne nuk do të jemi në gjendje që brenda 4 viteve të zgjidhim tërësisht problemin e pronave sepse fatura financiare është e papërballueshme. Por dy gjëra ju premtoj: rikthimi dhe situimi i plotë aty ku është e mundur dhe krijimi i një fondi special të shtetit shqiptar të paktën sipas modelit të Kroacisë në mënyrë që nga të ardhurat publike të shtetit shqiptar, pronarët trajtohen jo si një bezdi, siç e trajton kjo qeveri apo si një propagandë, por të trajtohen si një detyrim i pashlyer financiar dhe moral i shoqërisë” – tha Basha.

Një tjetër premtim ishte kufizimi në 2 mandate të kryeministrit.

“E kam thënë për herë të fundit në këtë studio dhe po e them prapë. Kufizime në dy mandate i Kryeministrit është zotimi im dhe unë do ta bëjë këtë ligj. Do ta bej me Kushtetutë. Në qoftë se parlamenti i ardhshëm nuk do ta pranojë këtë propozim, që nuk kam arëyse ta besoj që nuk do ta pranojë, unë do t’i drejtohem qytetarëve me referendum, në mënyrë dhe një nga normat do të jetë kufizimi i pushtetit, pushteti absolut është një nga arsyet që ne kemi ardhur këtu.

Unë jam për një Republikë ku institucionet realisht janë të balancuara me pushtetet që kanë, janë të kufizuara me pushtetet që kanë dhe në fund do t’i shërbejnë interesit të njerëzve dhe jo interesit të partive politike” – tha Basha. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Marrveshja nder-partiake ne 1998 , ku dorezan ishte Romano Prodi …
    ‘ Nje parti politike nuk duhet te rri me shume se 8 vite ne pushtet” .
    Kete gje e di dhe Rama , biles qe ne fillim premtoi pikerisht, fjale per fjale kete qe po premton ky loqja.
    Rama thjesht po luffotn fort qe te humbi me nje rezultat sa me te larte per PS.
    Kurse ky skuthi , priti si urith gjithe keto vite se e dinte shume mire se keto 8 vite do te ishin te tijat.

  2. Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të armatosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.

  3. Ti o Lulzime je nje shkerdhat qe shok veten ke.

    Ti flet per pasurimin e shqiptareve dhe i shto vilat nga nji per cdo vit.
    Ti flet per kontrata e ligj antimafia, dhe i shpeto gjykimit me raport mjekesor.
    Ti ske formu akoma shtylle kurizore dhe ske dale akoma nga bytha e saliut.
    Ti flet kunder oligarkeve dhe pagu $670 000 cash per lobbing.
    Ti flet per pronaret dhe del ne proteste me hajdutet e pronave.
    Ti flet per kufizim mandatesh dhe pergjegjesi politike, po ke humb nja gjashte pale zgjedhje dhe ske mbajt asnje pergjegjesi politike.
    Ti je kukull e cecenve te saliut o bythqir, dhe pa saliun ti srri as nji jave ne PD.
    Ti o shkerdhat je spiuni i sigurimit me dosje prandej vazhdo e kandido saliun e pjerdh 77vjec.

    1. le nam! Po poston 3 mesazhe me emrin qe te ka vene Kristaqi -‘i paemer’!
      Më respekt per te 40-at e teto Anetes!

  4. ky siper qeka shoku i lylit ka numeruar 3 paemer jo 2. PD do filloj nje kurs falas per te mesuar numerim dhe shumezim. ne perfundim te kursit do zgjidheni depiteta qe te gjithe si te kualifikuar

    1. M’u kput llastiku i brekeve duke qesh’!!!!
      Në Organizaten baze i ka mesuar mami keto? Apo në NB?

      Debatikas i vogel!

  5. Uroj qe Basha te mbaj fjalen qe mandati i kryeministrit te mos i kaloj 8 vite qeverisje. Vetem per kete premtim , do shkoj te votoj Bashen, megjithse nuk kam votuar per 20 vjet

  6. shiko po qe se je shoku i lylit me mire hiqi breket fare dhe rri pa to, i bie te qeshesh aq here me ato qe thote dhe te keputet llastiku cdo 10 min. vetem kujdes mos e merr per mode komplet PD

  7. Yxhym mamlyk Jan turrur bodrumaxhinjte e kryeministris e te bashkise , sahanlepiresit, servilet, inorantet, mjeranet , veglat qorre, kunder Bashes . Si duket u ka hyr frika ne palc per zgjedhjet e 25 prillit ku mbas kesaj date do jene rrugeve spese nuk ka nga te paguhen spese rilindja do iki per lesh

    1. O Tomorr ftillohu dhe shiko realitetin. Rama mbase me pa te drejte i fiton zgjedhjet jo vetem se ka nje opozite te dobet por ka edhe gjithe administraten me vete, qe me gjithe familjaret shkojne diku te 600 mije vota. Po kandidoi edhe Sala shto edhe 200 mije vota te tjera dhe ja ku i kapi 800 mije vota qe i duheshin. Dhe mos u genje nga propaganda Enveriste qe pjerdh propaganda e opozites “ju ka hyre frika deri ne palce”, “po ju vjen fundi” dhe badadalleqe te tjera si keto. Kush fiton e di vetem kutia e votimit boll qe ate dite te kete zgjedhje te qeta dhe te rregullta.

  8. Rama nuk i ka votat nga administrata. Po nga hambari i komunisteve. Sec eshte nje me lart qe thote se Luli nuk jeq dot koken nga bytha e Saliut. Po duhet te dije qe Rama merr votat nga ata qe nuk heqin dot koken nga bytha e Enverit. E ka lene doren jashte ndyresira. Se mos doli Rama te kandidoje me vete dhe do e shifni sa i forte eshte

    1. O Tomorri i Beratit. Administrata eshte hambar i vertete dhe jo komunistet e dale nga bytha e Enverit. Se po te ishte ndryshe i pari i dale nga ajo bythe do ishte Sala se ai ka qene super komunist dhe ju vazhdoni da mbani ne parti dhe kur doni te ndiheni mire ja shikoni dhe ju bythen.

  9. Rotacioni i pushtet eshte normal ne vendet normale , po te ike nga pushteti nje individ qe ka nderthurur te kaluaren komuniste me veset e sotme , ku ministra e ministre jane askushi vetem per veset e tyre jane ne pozite , ku minister eshte burri , burre i thencin i dashnores se perversit ,kucka qe i ka perdore ne bashki , qe kane dhene prova per maskarallek , kryetare bashkie i Kryeqytetit eshte nje homo hajdut , eshte apsulutisht e domosdoshme .

  10. Njeriu qe qesh me vrimen e bythes te mjekra osht parimor i modh.
    Merr paret e pallatit dhe nxjerr robt nga cadra.
    I nxjerr robt neper protesta dhe del si shkerdhat para zgjedhjeve tu thone “Jo Dhunes”
    Merr gjysmen e qeverise dhe thote mi vodhen zgjedhjet.

    Nji gjo du me dit une: A do e japi doreheqjen po i humbi zgjedhjet prap?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *