• |
ide | kryesore

Presioni i Hoennes bëri punë: Bayern konfirmon akordin me Liverpool për Alcantara

-Instant, Sport



“Mund të konfirmoj se Bayern ka arritur një akord përfundimtar me Liverpool. Ishte një dëshirë e madhe e Thiagos për të provuar dicka të re në karrierën e tij”. Kështu, Karl-Heinz Rummenigge, CEO i klubit gjerman ka zyrtarizuar lëvizjen e merkatos gjatë një interviste për ‘Bild LIVE’.

Mbetet tashmë vetëm prezantimi i spanjollit në Anfield Road, sepse në këtë pikë nuk ka dyshime se Thiago Alcantara është një lojtar i Liverpool. Akordi me Bayern Mynih, me të cilët mesfushori kishte edhe një vit kontratë, vërtitet rreth 25 milionë euro plus bonus. Vetëm pak ditë më parë, Uli Hoenness, ish-presidenti i Bayern akuzoi Liverpool e Manchester United se po shantazhonin bavarezët, duke thyer rregullat. Sipas tij ata kishin arritur akordin me lojtarin pa folur fare me klubin. Sic duket shpërthimi i Hoenness ka bërë punë dhe tani akordi përfundimtar është arritur.

Alcantara, 29 vjecari që ka dalë nga Akademia e Barcelonës, pritet tashmë nesër në Liverpool për vizitat mjekësore. Në sezonin e kaluar, ai ka kontribuuar në fitimin e tripletës së Bayern Mynih. Nga debutimi mes profesionistëve, në moshën 18 vjecare, lojtari i kombëtares spanjolle – mes Liga e Bundesliga – ka fituar gjithnjë kampionatin kombëtar, me përjashtim të sezonit 2011/12.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *