• |
ide | kryesore

Probleme me justifikimin e pasurisë, shkarkohen nga detyra 3 gjyqtarë

Lajme, Të fundit



Vetëm 30 minuta iu deshën Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të dhënë vendimet për 3 anëtarë të sistemit të drejtësisë. Në një hark të shkurtër kohor, KPK vendosi shkarkimin nga detyra të Tritan Hamitajt, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, si dhe kolegëve të tij pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, Arjan Qafa dhe Fioralba Prifti. Për secilin prej tyre, Komisioni konstatoi probleme në justifikimin e pasurisë.

Ditën e djeshme dy anëtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë janë shkarkuar për shkak të problemeve të konstatuara nga KPK.  Kështu, të mërkurën Alaudin Malaj me një karrierë prej gati tre dekadash dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndërsa prokurori Alket Mersini pasi ka ngecur pasi KPK evidentoi mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurive.



3 Comments

  1. Shume dakord qe e shkarkuan

    Pse nuk i cojne ne prokurori ku te marrin akuzen per parate e pajustifkuara??? pse nuk i ngrejne akuze ???

    Perse nuk ja sekuestrojne pasurine duke qene se nuk eshte vene me burime te ligjshme ??

    Kjo eshte thene e sterthene , por cfare kuptimi ka, qe ti thuash tjetrit qe nje apartement me vlere 100 mije nuk e e justifikon pra e ke blere me leke korrupsioni e vendimesh te blera, dhe kete apartament tia lesh qe ta gezoje ????

    Pse nuk ngrejne akuza pse nuk ja sekuestrojne pasurine e paligjshme ???

    shteti te ben sikter per nje fature tatimore gabim, ketyre legena gjykates e prokurore po u dalin prona mbi 100 mije euro dhe po aja lene p prekur ne pronesi qe ta gezoje pasurine bere me vepra korruptive , sepse me page etj vepra te ligjshme buk u provua dot ,dhe barren e proves e ka gjykatesi dhe prokurori ne vetting .

    Por mjaftohen per ta hequr nga pozita si gjykates ose prokuror dhe pune e madhe se per leke kane denuar e akuzuar si u ka dasht qejfi, per leke e kan bo drejtesine te kulluar fare, a thua se jetojme tek fakulteti i drejtesise , mes librave

    dmth i bie qe kete po e heqin nga puna sepse sduhet me qene aty mo jo se duhet me u heq se ka bo lek me funskionin e shtetit , pra ka shperdoruar postin ka shitur akuzen, denimin me pare.

    Nderkohe ca te tjere kur jane pjese e dores se Rames i kalojne me sy mbyllur kur kane aq shume gabime ne profesion dhe pasuri te pajustifkuara etj

    veting koti qe perfundoi me njerezit e Rames si gjyqtar dhe prokuror te Shqiperise. Dhe me gjithe shqiptaret qe i ze halli me gjykatat dhe prokurorite qe s gjejne drejtesi as fare!!!! Enden rrugeve dyerve te prokurorive dhe gjykatave pa drejtesi,

    veting ramist 😀 njesoj si projektet 3D perkunder gjendjes ne terren , sukseseve te tij imagjinare dhe arritjeve te tij si lider global

    ja dhe vera po mbaron moj e dashura ime vetem ne te dy rrime te vecuar, si do tia bejme nuk e e di o per tu takuar 😀 ilir veliu 😉

  2. Funksionaret hiqen kur nuk justifikojne pasurine, po kjo nuk do te thote automatikisht ndjekje penale.
    Qe te ndiqen penalisht duhet ti provohet burim kriminal apo i paligjshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *