• |
ide | kryesore

Roma prezanton Kumbullën, shqiptari i dytë i historisë: “Një sfidë e parefuzueshme”

-Instant, F1, Sport



Paulo Fonseca mori mbrojtësin që donte: Roma ka zyrtarizuar mbërritjen tek verdhekuqtë të Marash Kumbullës, pas kampionatit të shkëlqyer në debutimin në Serie A sezonin e kaluar. 20 vjecari shqiptar, lindur në Peschiera del Garda, transferohet në kryeqytet në huazim me detyrim blerje për tu verifikuar në kushte të përcaktuara. Në tratativë me Hellas janë futur edhe kartonët e Cetin, Cancellieri e Diaby që do të vishen verdheblù.

Pas shiti Kolarov tek Inter, e në pritje të kuptojnë nëse Smalling do të rikthehet nga Manchester United, Roma ka bërë një goditje të rëndësishme në mbrojtje për të kënaqur kërkesat e teknikut Fonseca. Me Fazion në dalje e jashtë planeve të teknikut portugez, shoqëria verdhekuqe ka lëvizur me shpejtësi për mbrojtësin e talentuar të kombëtares së Shqipërisë, që për gjithë verën është përfolur për kalimin në klubet më të rëndësishëm italiane.

Formula është ajo në modë në këtë merkato të cuditshme verore post Covid, ose më saktë huazim me të drejtë blerje, që bëhet e detyrueshme nga ana e Romës në disa kushte të përcaktuara, me mundësinë për të paguar 13,5 milionë euro plus 3,5 bonus. Kumbulla ka firmosur një kontratë deri në qershor 2025.

“Roma përfaqëson një mundësi e një sfidë të parefuzueshme”, ka deklaruar lojtari i ri verdhekuq. “Më bindi projekti i këtij klubi e nuk hezitova ta zgjidhja: do të bëj gjithcka për të mos zhgënjyer ata që besuan tek unë”.

Në operacion, tre lojtarë do të bëjnë rrugëtimin në të kundërt, duke u bërë të teseruarit e rinj të Veronës: Cetin, që ishte në dispozicion të Juric në hiazim me të detyrim blerje sipas kushteve të përcaktuara; sulmuesi i jashtëm 18 vjecar Matteo Cancellieri; mbrojtësi i majtë 17 vjecar Diaby.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *