• |
ide | kryesore

Shkatërrohet organizata më e fuqishme e kokainës, drejtues Dritan Rexhepi

-Instant, Kryesore, Lajme



Europol e konsideron goditjen e një prej grupeve më të mëdha shqiptare të trafikut të drogës, që kishte arritur të krijonte një linjë të vetën nga Amerika Latine deri në të gjitha vendet e Europës për shpërndarjen e kokainës, ku të gjithë ishin shqiptarë.

Nga 20 të arrestuar 5 janë në Shqipëri, të tjerët të shpërndarë në shumë vende të botës, deri në Dubai ku është arrestuar Eldi Dizdari.

Lideri i kartelit te drogës

“Duke përdorur mjete të sofistikuara të koduara të komunikimit, kreu i organizatës- një shtetas shqiptar 40-vjeçar i vendosur në Ekuador- negocionte drejtpërdrejt me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut, duke organizuar dërgesat e mëdha të kokainës në portet kryesore të Europës, dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të vendosur në Itali, Holandë dhe Shqipëri, organizonte shpërndarjen në të të gjithë Europën. Kokaina kontrabandohej përmes kufijve europianë e fshehur në automjete të pajisura me ndarje të fshehta të sofistikuara”, thuhet në deklaratën e INTERPOL.

Ky person raportohet të jetë Dritan Rexhepi që kontrollonte trafikun e drogës nga burgu u Ekuadorit. Ai konsiderohej si një nga shqiptarët me të kërkuar në botë, Dritan (Gramoz) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve, derisa u kap nga Interpoli në Amerikën e Jugut. I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit, ku sot po vuan dënimin për një sërë veprash penale.

Emri i tij ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli, i cilësuar si “mjeshtri” i arratisjeve, nuk kërkohej vetëm nga Shqipëria, por edhe në shumë shtete të tjera.

40-vjeçari është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998. Ndonëse policia shqiptare e arrestoi studentin e Juridikut, ai arriti që të arratisej në të njëjtën ditë, nga Komisariati i Durrësit.

Rexhepi ka mundur që të arratiset edhe nga burgu i sigurisë së lartë i Pavias, të Italisë, së bashku me dy shqiptarë të tjerë. Në korrik të 2011-s, ai u arrestua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelona, por arriti që të arratisej. Dyshohet se Rexhepi mund të ketë lidhje edhe me porosinë e rrëmbimit dhe ekzekutimit të Arjan Prengës.

Si i pastronte paratë

Në njoftimin e Europol është sqaruar edhe metoda e punës e grupit kriminal, madje edhe si pastroheshin paratë e fituara.

“Kriminelët i pastronin të ardhurat e tyre duke përdorur një sistem nëntokësor të remitancave me origjinë kineze, i njohur si sistemi fei ch’ien. I ngjashëm me sistemin e transferimit havala, njerëzit që përdorin fei ch’ien depozitojnë një shumë në një ‘agjenci’ të rrjetit në një vend. Një operator tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Duke mos lënë asnjë gjurmë të provave për hetuesit e ligjit, rrjeti mendohet se ka pastruar miliona euro përmes këtij sistemi”, thuhet në deklaratë.

“Për vite me radhë, importuesit ndërkombëtare të kokainës punuan me shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën në rrugë. Në këtë rast, rrjeti shqipfolës nën hetim e hodhi poshtë modelin dhe e kontrollonte të gjithë zinxhirin- që nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut e deri te shpërndarja në të gjithë Europën”.

Arrestimi në Dubai

Eldi Dizdari, i arrestuar sot në Dubai është i martuar dhe ka një fëmijë me ish- misin shqiptar, Suada Sherifi. Ai është pjesë e kartelit të drogës që u godit me 20 të arrestuar pas një hetimi 5-vjeçar,

Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua para disa muajsh në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Tawer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike dhe me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Matën dhe më pas është larguar.

Arrestimet në Shqipëri

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Gentjan Manaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj, 27 vjeç dhe Jorin Llambro, 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi, 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj, 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat”.



10 Comments

  1. Hape
    europol.europa.eu/newsroom/news/joint-investigation-team-leads-to-dismantling-of-one-of-europe’s-most-active-albanian-speaking-networks-trafficking-cocaine

  2. Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash, është një zonjë shumë serioze. Nuk është një njeri që bën blof, nuk provokon, një diplomate shumë klasike, e një stature që duhet marrë seriozisht.Kam bindjen të them se Dora Bakojanis nuk flet kot.Besnik Mustafaj

  3. Njëherë thotë UCK ishte organizatë enveriste, një herë thotë bashkëpunuan me komunistët shqiptarë në rebelimin e 97, pastaj thotë i hapa vet depot më 97 për të armatosur UCK, pastaj thotë i hapi Greqia për të më përmbysur nga pushteti…një herë thotë i dhashë naftë Kosovës(Jo Serbisë) se i duhej për të korrur grurin gjatë kohës që ajo ishte nën pushtetin e Miloshevicit, a thua se polici në kufi ishte i Kosovës dhe jo i Miloshevicit, një herë thotë ja dhashë Bulatoviqit se doja të ndaja Malin e Zi nga Serbia, një herë thotë ishte mafia ndërkombëtare, një herë thotë ma kanë shpikur kundështarët.

  4. O lapsi
    Mos botoni deklarat vetelevduese te policise o gazetare leshi.
    Hetimin e kryen te tjeret policia jone ska pas rast se do e kiahte dekosnpiruar si here te tjera kete hetim.

    Te pakten vendosi vetem deklaraten e interpolit. Kane web site zyrtar o injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *