• |
ide | kryesore

“Shpresova vetëm të ishin në ditën Jo”: Martini pranon gabimet e Teutës e evidenton supremacinë e Granadës

-Instant, Sport



“Bëmë një ndeshje jo të mirë. Shpresoja një ditë jo për Granadën por ishte ditë jo për ne. U dënuam shumë shpejt. Kundër ekipeve të mëdhaja të bësh gabime të tilla të ndëshkojnë. Nuk ishim të zotë të reagonim”. Pak fjalë por që tregojnë gjithë situatën në përfundim të ndeshjes në Niko Dovana, ku Teuta doli jashtë në raundin e dytë, e mundur 0-4 nga Granada. Tekniku Edi Martini evidenton supremacinë spanjolle, por jo pa parë edhe gabimet brenda të tijve: “Bëmë gabime foshnjarake. Me ekipe të tilla duhet edhe eksperiencë. Tentuam të qarkullonim topin. Presioni ishte brenda nesh, kjo ndikoi në pësimin e atyre golave”.

Shkodrani më pas u limitua vetëm të tregonte diferencat mes dy skuadrave, duke filluar nga ato fizike: “Granada vraponte dyfish më tepër, jo më kot janë në vendin e 6-të në Spanjë, kanë mundur Barcelonën kanë barazuar me Realin. Niveli i tyre është i lartë. Në qoftë se nuk do të kishim pësuar gol aq shpejt, mund të bënim diçka më ndryshe. Ngarkesa emocionale ka qenë shkaku kryesor i humbjes”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *