• |
ide | kryesore

Studimi/ Syzet optike ulin rrezikun e infektimit me COVID-19

Lajme, Planet



Një studim i ri sugjeron se mbajtja e syzeve optike çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit nga Covid-19.

Sipas “Daily Mail”, studiuesit nga Kina zbuluan se personat me syze kishin 5 herë më pak të ngjarë të prekeshin nga COVID-19 sesa të tjerët.

Sipas ekipit, i cili u mor me studimin, kjo ndodh për shkak se receptorët ACE-2 (është një proteinë në sipërfaqen e qelizave), me anë të të cilave virusi hyn dhe infekton qelizat njerëzore, mund të gjenden në sy.

Për këtë studim, ekipi vëzhgoi 276 pacientë të diagnostikuar me Covid-19 nga 17 janari deri më 13 mars.

30 pacientë kishin syze. Askush prej personave të diagnostikuar me virus nuk kishin përdorur syze, lente kontakti dhe as nuk i ishin nënshtruar ndërhyrjes për korrigjimin e shikimit.

“Gjetja jonë më e madhe ishte se pacientët me Covid-19 që mbajnë syze për një kohë të gjatë gjatë ditës, janë më pak të ndjeshëm ndaj virusit”, shkruajnë autorët e studimit.

Studiuesit pretendojnë se syzet parandalojnë ose dekurajojnë përdoruesit të prekin sytë, duke shmangur kështu transferimin e virusit nga duart tek sytë.

Koronavirusi nuk është gjetur vetëm në sipërfaqen e syve, por edhe brenda lotëve, gjë që transferon patogjenin.

Kjo mund të shpjegojë pse deri në 12 % e pacientëve me Covid-19 kanë të ashtuquajturat “manifestime okulare”, të tilla si skuqje dhe ënjtje.

“Prandaj, sytë konsiderohen si një kanal i rëndësishëm që SARS-CoV-2 të hyjë në trupin e njeriut,” shkruajnë autorët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *