• |
ide | kryesore

Suarez i jep shpresë Juventus: pas stërvitjes në Barcelonë niset për provimin në Perugia

-Instant, Sport



Luis Suarez është stërvitur këtë mëngjes me shokët e Barcelonës, poastaj është nisur për në Perugia për të mbajtur provimin e gjuhës italiane që do ti lejonte më pas të merrte nënshtestësinë italiane. Sulmuesi uruguajan do të japë provimin në Universitetin për të huajt në Perugia, një nga vendet e pakta të njohura në të cilin një I huaj mund të japë provimin.

Sipas “Mundo deportivo” sulmuesi uruguajan është ndjerë i ofenduar nga klubi që e ka ftuar të gjejë një skuadër tjetër pa u shqetësuar nga fakti që ka një akord për një tjetër vit (që bëhen dy nëse një sezon para mbylljes së kontratës arrin 60% të prezencave). Por ajo që e ka bërë të mërzitet më shumë është fakti që Barça nuk ka ndërmend ti japë atë që i takon nga zgjidhja e parakohshme e kontratës: afërsisht 15 milionë.

Ja përse zgjidhja më e mundshme për momentin është ajo që sheh Suarez të qendrojë në blaugrana gati të luajë shanset për vendin në skuadër. Barcellona preferon të mbajë lojtarin para se të hedhë poshtë 15 milionë, nëse konsiderohet edhe situata ekonomike e klubit. Një zgjidhje që, në këtë pikë, duket se i leverdis të dyja palëve, por udhëtimi për në Perugia për të marë shtetësinë italiane, tregon tjetër gjë: Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *