• |
ide | kryesore

Tensionohet protesta e naftëtarëve, tentojnë të çajnë kordonin e policisë përpara ministrisë

Të fundit

Naftëtarët që po protestojnë pranë ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës kanë tentuar të cajnë kordonin e policisë për të hyrë në godinë. Siç paralajmëruan një ditë më parë, naftëtarët e Ballshit janë mbledhur sot për të protestuar para MIE-së. Ndërsa ata janë mbledhur për të protestuar pranë ministrisë, forca të policisë kanë ndërhyrë për të mos lejuar mbajtjen e tubimit, për shkak të pandemisë së COVID-19. Protestës i janë bashkuar dhe aktivistë të shoqërisë civile. Kanë nisur shoqërimet e para nga ana e policisë.


Naftëtarët deklarojnë se kanë 20 paga të pamarra dhe 11 muaj pa punë, ndërsa gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë.  Sipas tyre protestat dhe manifestimet që ata kanë bërë më herët nuk janë marrë parasysh dhe situata tashmë është bërë e padurueshme.


2 Comments

  1. Gabim qe shkojne te ministria. Te shkojne te Taiwani dhe ta hedhin ne toke pasurine e Besos, investitorit strategjik te Uzines se Ballshit!!!! Atje fshihen milionat e naftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu