• |
ide | kryesore

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë/ Drama e Bukuries: Jam pa bukë se po laj borxhet e qirave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ina Zhupa e PD vizitoi shtëpinë e Bukurie Ballës, e cila prej 9 muajsh jeton së bashku me bashkëshortin e saj nën çatinë e shtëpisë së dëmtuar që rrezikon përditë shëndetin e tyre. Muajt e karantinës nuk e kanë bërë aspak të lehtë jetesën për çiftin e moshuar, teksa asnjë ndihmë nuk iu është dhënë nga pushteti vendor apo nga institucionet e pushtetit qëndror. Askush nga komisionet e vlerësimit nuk ka ardhur për të vlerësuar gjendjen e shtëpisë së znj.Balla, duke e bërë jetën në shtëpi një ankth të përditshëm.

Bukurie Balla: Unë jam Bukurie Balla. Jam kombinatse, kam 20 vjet që jam martuar me plakun, edhe jetoj në një ditë më të vështirë. Tani edhe kjo puna e karantinës ishte me të mbyllme brenda. As erdhi kush me më ndihmuar, as këta të komunës. Edhe të vinte kryetari i komunës, të shkonte me makinë e shkonte shpërndante kurse unë me burrë plak s’më merr kush me më dhënë një bidon ujë. Për mua jo tërmet, jo gjë, për mua ishalla bie tani të vdesim që të dy se unë nuk e përballoj dot.

Ina Zhupa: Po shtëpia çfarë dëmesh ka, çfarë ju kanë thënë? Çfarë letrash ju kanë dhënë?

Bukurie Balla: Asgjë s’më kanë thënë. Ja se do vimë sot e do vimë nesër. Mua s’më kanë thënë asnjëlloj përgjigje, jo mua por as fqinjve këtu.

Ina Zhupa: Nuk ju kanë thënë çfarë dëmi ka shtëpia juaj?

Bukurie Balla: Kanë ardhë, i kanë parë maksimumi, por asnjë gjë s’më kanë dhënë. Vijnë, shikojnë dhe marrin kokën dhe udha e mbarë.

Ina Zhupa: S’ke asnjë letër?

Bukurie Balla: Asnjë gjë fare, as letër, as kurrgjë. Veç kanë bërë atë dhe asgjë. Unë nuk jam e zonja për ta përballuar fare më. Kam qënë pa bukë, hapni raftet e mia e shikoni, se po laj borxhet e qirave të dynjasë. Më mirë në shtëpinë time e di se vdes në shtëpinë time, do të vdes, të vdes.”

 



5 Comments

  1. Banka Botërore publikon raportin: Shqipëria, ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në shëndetësi dhe arsim,o zhupa shko bej testin se e motet ne qafe keto familje,pd eshte bere si spital ku te gjithe jane te infektuar me covid19

    1. Tek zeri popullit apo ErTv e lexove kete lajm?
      Na sjell cik ket linkun e raportit te bankes boterore, ta lexojme dhe ne te tjeret.

  2. Aman se na hapet barkun me kto paraziter. Jopo skemi buk jopo skemi uj. Nje jet te ter me ca mutin jan marr kto njerez qe vetem te ankohen din? Ktej duke iu varue tuli krahut.
    Jam 100% i sigurt qe ajo shpi po ashtu ka qen edhe para termetit.
    Mbylleni dhe merrni ate 50€ e votes dhe fleni gjum, se vetem kete dini te beni.

  3. Partia babaleve vazhdo dhe se ka per gje me rrejt diten per diell. Kto marrin 180 mije ne muaj qira. Race muti. E ka fajin qeveria qe i demshperble. Shqipkaret duhet te mesohen te sigurojne shpine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *