• |
ide | kryesore

Tjetërsimi i pronave/ Shpallet fajtor ish-kreu i bashkisë Lezhë

Lajme, Të fundit



Është dënuar me 4 vite burg ish-kreu i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj. Frrokaj është shpallur fajtor për shpërdorim detyre, nën akuzën e tjetërsimin e pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Vendimi për të dhe për zyrtarët e tjerë të akuzuar është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Lezhës.

Kështu, ish-drejtori i Hipotekës, Artan Djala është dënuar me 2 vite burg, ish-kryetari i Qarkut Lezhë, Gjok Ndoka u dënua me 4 vite burg, nënkryetari i Bashkisë, Enver Hafizi me 1 vit burg, 3 vite burg për Juxhina Memën dhe 1.6 vite për Ardenis Haxhinë. Ndërsa ish-futbollisti i Vllaznisë,Renato Malotaj është shpallur i pafajshëm.



3 Comments

  1. Po tani tokat qe keta ju kane dhene te treteve,, do tju merren atyre ?
    Bashkia lezhe quhej ndryshe dhe si bashkia e PIRANAVE.
    Po per rastin tjeter kur nje fisi te tere ju vodh 10 hektar toke dhe brenda dites u shit 6 here duke perfunduar me 46 bleresit e fundit te cilet morren nga nje parcele, si do veprohet ?

  2. Per 2 vjet (ne mars 2018) e arrestuan, e hetuan dhe e denuan!

    Njesoj si Sajme Qorri! hahahahahahahahahahaha

  3. Partial talibaneve nxitoi ti dale ne mbrojtje. Ashtu sic ka bo me gjith hajdutet, te astiri, bathore, keneta….. kudo. Pffff parti e djathte gjoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *