• |
ide | kryesore

Trajneri Gega: “I dhuruam kundërshtarit 3 gola”

F1, Sport



Pas humbjes 4-0 të Kukësit me Wolfsburg trajneri Skënder Gega ka folur për mediat duke thënë se pavarësisht se u kishte thënë lojarëve të mos dhuronin gola, kjo gjë nuk u arrit të shmangej.

“Kush del nga fusha me 4 gola dhe nuk është i mërzitur?! Duhet të jesh shumë real me veten. Ne i dimë forcat dhe e dinim forcën e kundërshtarit. Gjithë kohën kam insistuar të mos dhuronim asgjë. Ne e pasuam kështu në 3 golat e para. Pa i hequr meritat Volfsburgut, i dhamë 3 gola. Ne ishim të ndërgjegjshëm për forcën, goli i tretë mbylli gjithçka. U mundova që në pushim që t’i karikoja duke u thënë se nëse vazhdonim me këtë ritëm do shkonte më keq.

Duhet shumë punë, pasi kemi disa probleme. Kampionati do të fillojë shumë shpejt dhe duhet të përmirësohemi, pasi nuk do të thotë se luajtëm mirë ndaj gjermanëve dhe nuk kemi probleme në Superiore. Horiç është një nga lojtarët më me eksperiencë. Më vjen keq që i ndodhi atij. Nuk e prisja që t’i ndodhte, jam i zhgënjyer. Duhet të ishim me vigjilencë dhe pjesa tjetër ta korrigjonte. Gavazja dhe Gashi janë premtues dhe prandaj i jap gjithmonë mundësinë për të luajtur me skuadrën. Kur ekipi krijoi ritëm, futa ata të dy dhe bënë shumë mirë. Eze dhe Kuper janë të ngjashëm dhe janë njësoj. Ky është realiteti. I falënderova çunat për mundin dhe personalitetin.

Penalltia? Roli i një lojtari që gjuan penallti, nuk do të thotë se është personi i duhur, Rroca po kënaqte me lojën dhe e vendosën mes tyre që ta gjuante ai. Ndodh që të humbësh një penallti, por kjo i ndodh të gjithëve. Mund t’i ndodhte edhe Ezesë, unë e di karrierën e tij dhe nuk është se nuk ka humbur ndonjëherë penallti.
Unë besoj se investimi që është bërë këtu, do të thotë se jemi konkurrues për kampionatin. Është kampionat i gjatë dhe duhet të t’i marrim ndeshjet një nga një. Kjo ndeshje duhet të kalohet sa më shpejt. Duhet të shikojmë gjërat e këqija për t’i rregulluar për vazhdimësinë”, tha Gega.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *