• |
ide | kryesore

Video/ Dramë kurbinase në Elbasan: Hapoel Beer Sheva përmbys Laçin me dy gola në shtesë

-Instant, F1, Sport, Video



Laci nuk e beson akoma atë që ndodhi në Elbasan Arena. Kurbinasit pasi nxorrën jashtë kompeticionit në transfertë Keshlan shkuan fare pranë përsëritjes në Elbasan përballë Hapoel Beer Sheva. Në avantazh të një goli deri në fund të kohës së rregullt, bardhezinjtë vuajtën daljen me kartonin e dytë të verdhë të Deliut, duke pësuar dy gola në tre minutat shtesë: Agudelo dhe Varenne ndëshkojnë Sherrin dhe eleminojnë në mënyrë të pabesueshme Lacin që nuk hakmarret dot për eleminimin një vit më parë me vlerë të golit në fushën kundërshtare pikërisht nga izraelitët.

Kurajo e Cungut me 4-3-3 tregoi se tekniku nuk kishte ndërmend ti frikësohej kundërshtarit, që pjesën e parë mori epërsi territoriale, me një presing ultra ofensiv që e vuri në vështirësi daljen e bardhezinjve nga zona e tyre. Laci bëri një lojë të kujdesshme, duke u limituar të mos lejojë hapësira, në një pjesë të parë pa shumë raste, ose më saktë asnjë flagrant para portës.

Goli i Nëabuezes në minutën e 59 u duk se theu ekuilibrat. Amerikani edhe një herë bëhet protagonist i të tijve dhe agonizmi me të cilin kurbinasit mbrojnë rezultatin u duk se do të bënte punë. Sherri arriti ti mbajë larg rreziqet, por në të 86 kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë gjërat u komplikuan.

Ndoshta mungesë eksperience, ndoshta edhe vetëm thjesht fat i keq, por Beer Sheva përmbys gjithcka në minutat shtesë. Laci nuk mund të bënte asgjë në të 90 kur silura e Agudelo nuk i la asnjë mundësi portierit të bardhezinjve, por gjërat u kthyen në dramë kur Varenne gjeti goditjen fatale në të 93, duke nxjerrë jashtë Europa League Lacin, që ndoshta akoma nuk e beson cfarë ndodhi në ato tre minuta të mallkuara…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *