• |
ide | kryesore

Video/ Granada ‘shpërthen’ në Niko Dovana: poker Teutës që del jashtë Europa League

-Instant, F1, Sport, Video



Teuta eleminohet me katër gola nga raundi i dytë i Europa League. Granda, ashtu si parashikohej, ishte shumë e fortë për skuadrën e Martinit që ngriti flamurin e bardhë pa u ndezur mirë ndeshja. Një pjesë e parë perfekte e spanjollëve, që i bënë të vlejnë të gjitha diferencat e pamata në organikë. Asnjë keqardhje për durrsakët, me atë që u pa, sido të luhej, përfundimi vështirë se do të ndryshonte.

Soldado e Kenedi i dhanë një goditje të dyfishtë Martini në 10 minutat e para, duke hskatërruar cdo ide e strategji që mund të kishte menduar shkodrani në pankinë. Teuta ishte aq e mefshtë dhe e frustruar nën ritmin iberik, sa koleksionoi zero goditje në portën e Silvës, ndërsa Frashëri u bë tabelë qitje e sulmuesve spanjollë.

Në minutën e 31 Herrera siguroi një qetësi edhe më të madhe, duke ngurtësuar këmbët e durrsakëve, që nuk arritën kurrë të vinin në presion kundërshtarin, e aq më pak ta vinin në vështirësi. As faullet (22-12) nuk arritën të ndalnin supremacinë spanjolle në zotërimin e topit (54%) e në konkluzionet në portë.

Kush priste që sugjerimet e teknikut dhe pushimi mund ti jepnin frymëmarrje Teutës, për të provuar të përmirësonte imazhin, ndryshoi mendim pas 15 sekondash kur Herrera shënoi golin e katërt, duke i vënë vulën fitores së Granadas në Niko Dovana. Pak më shumë inisiativë, edhe për shkak të tërheqjes së lehtë të iberikëve, por aspak mjaftueshëm për të shënuar qoftë edhe një gol. Kartoni i kuq i Beqjas dy minuta nga fundi është imazhi më i qartë i një ndeshje të shkuar keq, por që nuk mund të kishte fund tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *