• |
ide | kryesore

Viktima e atentatit Bujar Çela ishte taksist, vëllai i tij një nga më të kërkuarit në vend

Arkiva, Lajme, Të fundit



Viktima e atentatit të orëve të para të mëngjesit të sotëm, Bujar Çela, mësohet se është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan, Talo Çelës. Ky i fundit është një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së famshme të 4.6 milionë eurove në aeroport.

Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL, teksa ngjarjet ku ka qenë i implikuar dyshohet se kanë çuar në vrasjen e të vëllai, Bujar Çela, një taksist pa licencë për hakmarrje.

 



2 Comments

  1. ANDI BUSHATI GJITHE HERE KE TE DREJT KUR JUA THUE NE SURRAT TE VERTETEN ZAGAREVE TE POLITIKES thotë:

    QKA THA SANDER LESHI TE ENI VASILI NE OPEN ,?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *