• |
ide | kryesore

Zbulohet drejtuesi i kartelit shqiptar më të madh të kokainës, përgjegjës për rrëmbimin e Jan Prengës

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja prej operacionit ndërkombëtar anti-drogë “Los Blancos”, nga i cili ranë në pranga pesë trafikantë shqiptarë.

Të arrestuar janë shtetasit Gentjan Manajn në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimin në Durrës, dhe Vladimir Lesaj në Lezhë. 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro janë sekuestruar nga aksioni në disa shtete.

Mësohet se koka e kartelit shqiptar të trafikut ndërkombëtar të drogës ka qenë Dritan Rexhepi. I njohur për drejtësinë shqiptare për shkak të rrëmbimit të 47-vjeçarit Jan Prenga.

Rexhepi ka dhënë porosinë për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, më 17 janar 2020, në Kamëz. Ai ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador, për trafik ndërkombëtar droge. Emri i tij është i skeduar në Shqipëri edhe për vrasjen e disa policëve në Krujë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *