• |
ide | kryesore

Zhang mbyll ‘rubinetin’ e cmendurive të merkatos: “Kështu edhe në të ardhmen”

-Instant, Sport



Stabiliteti financiar si bazë për një rritje konstante e të ekuilibruar: një nevojë për të përballuar krizën post-Covid pa humbur nga sytë misionin e klubit, dmth fitoren. Ky është koncepti me përmbajtje të fortë në intervistën e gjatë, që presidenti i Inter Steven Zhang ka dhënë për Corriere della Sera. Për sot ashtu si për nesër do të vlejë rregulli në fillim shit pastaj blej: “Të dhënat i janë adresuar një programi rritje konstante të shoqërisë e të skuadrës” ka saktësuar l numri 1 zikaltër. “Futbolli po përjeton një moment delikat, të turbullt në nivel ndërkombëtare, e kjo sjellje e kujdesshme nuk do ti përkasë vetëm kësaj dritare merkato, por duhet të respektohet edhe në të ardhmen. Bën pjesën në një mesazh vazhdimësie brenda një projekti të stabilitetit financiar”.

Një mesazh i kapur edhe nga Conte, me të cilin në takimin në Villa Bellini në fund të gushtit u lidh një pakt për të ardhmen: “Tonet e asaj mbledhje janë dramatizuar. Ishte I nevojshëm një reflektim, e gjeta trajnerin tonë të qetë, konstruktiv, larg nga gjendja shpirtërore që tregonte media. Conte jeton ndeshjet e ngjarjen në një mënyrë të tijën, me shumë intensitet. Por kur ulet në tavolinë, shpreh idetë e tij qartë, duke I bërë propozimet në të mirë të skuadrës e shoqërisë. Dua të them se filmi që tregoni ishte krejt ndryshe nga realiteti që ne përballëm”.

Pikërisht, ashtu si shumë ndryshe nga sa dikush e kishte treguar historinë e pretenduar të Messit, me një interes nga ana e Interit që nuk ka qenë kurrë: “Një investim i tillë nuk mund të jetë pjesë e projektit tonë” përfundoi Zhang. Të paktën jo tani. Inovacioni, planifikimi, rritja e vazhdueshme, stabiliteti ekonomik janë gurët e themelit tonë. Duke ndjekur këtë rrugë, e cila kërkon planifikim afatgjatë, ne do të arrijmë në rezultatet dhe synimet e planifikuara, ne do ta sjellim Interin përsëri në nivelet kombëtare dhe ndërkombëtare që konkurrojnë me ta. ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *