• |
ide | kryesore

144 raste të reja, regjistrohen 8 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit tetë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se nga testimet e kryera 144 raste kanë rezultuar pozitive.

Tetë persona kanë humbur jetën në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.

Raportohet se ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova i moshës 48 vjeçe, një nga Shtipi, 65 vjeç, dy pacientë nga Prilepi, 62 dhe 83 vjeç, një nga Tetova, 69 vjeç, një nga Strumica, 39 vjeç, një nga Vinica, 63 vjeç dhe një pacientë nga Kërçova, 56 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *