• |
ide | kryesore

Cardi B merr dhuratë nga mikesha e saj për ndarjen nga reperi (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi reperja Cardi B  ka firmosur divorcin nga bashkëshorti i saj, Offset.

Ndërkohë që askush nga dyshja nuk kanë folur për këtë çështje, skandalet e tradhtisë së Offset janë bërë publike disa herë gjatë martesës së tyre dhe thuhet se kjo ka qenë arsyeja kryesore e ndarjes.“Cardi nuk i beson më Offset. Ajo është përpjekur dy vitet e fundit dhe ka provuar ta falë atë. Ka qenë shumë e vështirë për të tradhtia e fundit dhe ka pasur thashetheme se ai nuk është treguar sërish i ndershëm”, ka thënë një burim për “E! News”.Pas këtyre lajmeve këngëtarja  Lizzo, vendosi të tregonte mbështetje për kolegen e saj duke i bërë një dhuratë . Cardi ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se Lizzo i ka dhuruar nje buqete me lule, shoqëruar me një shënim .“Lule për lulen! Urime për gjithë suksesin tënd këtë verë, mos harro se njerëzit të duan. P.S do të dërgoj diçka të mirë këtë javë. Me shumë dashuri, Lizzo”, ka shkruar këngëtarja.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *