• |
ide | kryesore

Charlize Theron 5 vjet single dhe nuk ndihet e vetmuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Charlize Theron ka 5 vjet që ka mbetur single që pasi i dha fund lidhjes së saj me Sean Penn në vitin 2015.Gjatë intervistës së dhënë në episodin e së enjtes në The Drew Barrymore Shoë, aktorja fituese e Oscar-it foli hapur rreth disa takimeve që ka pasur gjatë kësaj kohe, por që nuk kanë shkuar më tej, drejt një lidhjeje apo romance. Ajo tregoi se është një nënë e përkushtuar ndaj vajzave, Jackson, 8 vjeç dhe August 5.

“Unë nuk kam dalë me askënd për më shumë se pesë vjet”, zbuloi ylli 45-vjeçar, ndërsa vuri në dukje se ajo është ende ‘e hapur’ për të shkuar në takime kur miqtë e saj sugjerojnë partnerë të mundshëm.

“Dua një lloj loje, ku jeta ime është me të vërtetë e mirë kështu që ti bën mirë të më ofrosh mirë dhe ndoshta më mirë sepse unë thjesht nuk do të pranoj asgjë më pak”, i tha Theron Barrymore në një video call.

Më pas aktorja tregoi me sinqeritet të madh se nuk ndihet e vetmuar.

“Sapo u bëra me fëmijë, nuk e ndërroj me asgjë tjetër, ose të bën më pak të interesuar për diçka tjetër. Kërkon shumë punë të jesh prind. Një pjesë e kësaj është se në fund të ditës kur unë shtrihem në shtrat mendoj, ‘O Zot, nuk do të doja që kjo ditë të ishte ndryshe’”.

Theron dhe Penn, 59 vjeç, thuhet se kanë qenë bashkë nga viti 2013 në vitin 2015 sipas People..Në qershor, ajo foli për ndarjen me Penn, dhe tha se nuk e kishte kurrë në plan të martohej me të dhe se martesa nuk është e rëndësishme për të. Ata kishin qenë shokë prej vitesh dhe qëndruan të lidhur për 9 vite, para se ti jepnin fund në janar 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *