• |
ide | kryesore

“Cikloni do të përkeqësohet, evitoni lëvizjet”, autoritetet greke paralajmërojnë banorët

Lajme, Planet



Brigjet perëndimore të Greqisë janë goditur nga një stuhia e fuqishme “Ianos’’.  Zakynthos, Ithaca dhe Kefalonia janë 3 ishujt ku cikloni ka lënë më shumë dëme. Stuhia që kishte një forcë të ngjashme me atë të një uragani, ka shkaktuar përmbytje rrugësh, shkattërrim të varkave në mole si dhe dëme të mëdha. Autoritetet kanë njoftuar ndërprerje të energjisë elektrike. Lajmi i mirë është se grekët kanë marrë masat në kohë dhe asnjë i lënduar nuk është regjistruar nga cikloni.

Jugu i Greqisë pritet të goditet më shumë nga cikloni, teksa erërat dhe shiu do të arrijnë rajonin e Atikës, aty ku ndodhet dhe kryeqyteti Athina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *