• |
ide | kryesore

Cikloni “Ianos” vazhdon të godasë Greqinë/ Dëme në ishujt e detit Jon, rrezikohen 50 refugjatë

Lajme, Planet



Një barke me rreth 50 migrantë ka humbur kontrollin ne zonën detare midis Katakolos dhe Kyparissia si pasojë e ciklonit mesdhetar “Ianos” që ka përfshirë Greqinë. Për shkak të erërave të forta asnjë anije shpëtimi nuk mund ti afrohet. ZëvendësMinistri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardalias ka deklaruar mëngjesin e së premtes se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në ishujt e Jonit si: Zakynthos, Qefaloni dhe Itakë. Erëra të fuqishme me shpejtësi 80 km në orë kanë goditur ishujt dhe reshje të denduar janë regjistruar në Itakë. Në të tre ishujt e Jonit ka pasur peme te shkulura, ose te thyera nga fuqia e erës, barka te mbytura dhe disa zona banimi të permbytura.

Shërbimi i mbrojtjes civile ka paralajmëruar që cikloni po lëviz në gadishullin e Peloponezit dhe më pas do të prekë Greqinë qendrore dhe do te vazhdojë të godasë vendin deri të dielën në mëngjes, ndërsa orët e ardhshme deri në mëngjesin e së shtunës janë më kritiket.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *