Pas kërkesës së opozitës për ekspertizën e ODIHR mbi këshillin politik, Damian Gjiknuri është larguar nga mbledhja.
Më parë ka qenë opozita e bashkuar që doli nga mbledhja me pretendimin se janë në pritje të përgjigjes së Gjiknurit lidhur me kërkesën e tyre për të pyetur ODIHR.
Mësohet se Gjiknuri nuk do të kthehet në këshillin politik për ditën e sotme. Mbledhja vazhdon mes Hajdarit, Bylykbashit dhe Petrit Vasilit.