• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga atentati në Durrës/ Ndërron jetë babai, plagoset i biri

Arkiva, Lajme, Të fundit

Dalin detaje të reja për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës, tek rruga “Pavarësia”, pranë Urës së Dajlanit, ku fillimisht mbetën të plagosur Armando Baboçi (Gjini), 39 vjeç dhe Erald Gjini, 19 vjeç babë e bir.


Mediat raportojnë se më pas babai ka humbur jetën në spital ndërsa i bili është për momentin jashtë rrezikut për jetën. Ende spitali i Durrësit nuk ka dhënë detaje zyrtarisht.


Për t’i shpëtuar atentatit, babë e bir kanë devijuar makinën dhe e kanë përplasur me një bordurë. Më pas kanë ndaluar dhe kanë dalë nga makina.

Pranë vendit të ngjarjes është edhe gjetur nga policia edhe një shkop bejsbolli, karrige të përmbysura dhe sende të tjera, çka flet për një konflikt me sende të forta para se të nxirreshin armët.

Raportohet se forcat e policisë kanë qenë afër dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë shoqëruar në komisariat disa persona që dyshohet se u konfliktuan me babë e bir. ©LAPSI.al

2 Comments

  1. SANDER LESHI I DHUNON ARTISTET E TEATRIT,NAFATARET BANORET E ASTIRIT DHE BLE MAKINE £100 mije euro

  2. E ka shperblim. I shkon shum me thinjat dhe me te qenin” prind” dhe sigurisht me te qenin ” besimtar” katolik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu