• |
ide | kryesore

Dy edukatore dhe infermierja e burgut të Beratit kanë rezultuar pozitive me Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy edukatore, njëra në një kopsht në Berat dhe tjetra në fshatin Poshnje në Urë-Vajgurore, kanë rezultuar pozitive me Covid-19. Tamponët janë kryer disa ditë më parë, ndërkohë që ato ishin vetëkarantinuar në banesat e tyre që prej disa ditësh, kur edhe kishin shfaqur shenjat e para të infektimit. Të dyja janë izoluar me familjet dhe nuk janë paraqitur asnjë ditë në punë.

Një tjetër rast me Covid-19 është regjistruar brenda Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Berat, ku pas infektimit të përgjegjësit të Regjimit të Brendshëm të burgut dhe një punonjëseje të administratës, edhe infermierja e burgut ka rezultuar pozitive me SarsCov2. Infermierja është karantinuar që prej ditës së djeshme, ndërkohë që Inspektoriati i Higjienës ka dezinfektuar ambientet e burgut dhe ka mbyllur përkohësisht infermierinë dhe disa reparte të brendshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *