• |
ide | kryesore

Dy të plagosur në Durrës, shoqërohen në polici 6 persona (Detajet nga ngjarja)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit reagoi zyrtarisht pas plagosjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 13 të qytetit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



1 Comment

  1. Si tha ai ndy***ra, Balla,-Ngjarje te tilla ndodhin ne cdo kryeqytet te botes.. Askush nuk mban pergjegjesi per kriminelet rrugeve qe dhunojne qytetaret, per drogaxhinjte qe bredhin serbes te mbrojtur dhe pjese e politikes, per mungese e sensit te qytetarise qe ushqehet me arrogance dhe mediokritet dhe nuk rregullohet me gjoba..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *